Skip Navigation or Skip to Content
X
AKORD m.sh.muz.
Bashkim i harmonishëm i tre ose me shumë tingujve të njëkohshëm me lartësi të ndryshme. Akord tonik. Vë në akord. Marr (jap, luaj) disa akorde. Në akord në përputhje me tingullin e dhënë.
AKORD m.sh.vjet.
1. ek. Marrëveshje që bëhej me dikë për të kryer një punë, duke e paguar sipas sasisë së prodhimit a të punës së kryer. Punë me akord. Jap (marr) me akord.
2. libr. shih MARRËVESHJ/E,~A 1,
3. Janë (bien) në akord.