Skip Navigation or Skip to Content
X
AKORDOJ kal.
1. muz. Vë në akord telat e një vegle muzikore; sjell në të njëjtin ton zërat ose veglat muzikore; kund. çakordoj. Akordoj violinën (mandolinën, pianon). Akordoj veglat. Akordoj zërat.
2. radio. Vë radion në një valë të caktuar për t'u lidhur me një dhënës. Akordoj marrësin me dhënësin.
3. libr. Përshtat, pajtoj, përputh. Akordoi interesat (pikëpamjet). * I akordoi telat me dikë keq. është marrë vesh, ka rënë në ujdi me dikë.