Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AKREP II

    m. sh.
    1. Secila nga shigjetëzat, që rrotullohen në fushën e sahatit për të treguar orën, minutat ose sekondat; shigjetëz treguese në aparatet matëse, të ngjashme me orën, gjilpërë. Akrepat e sahatit. Akrepi i madh (i minutave). Akrepi i vogël (i orëve). Akrepi i hollë (i sekondave). Në drejtim të akrepave të sahatit. Lëviz akrepat.