Skip Navigation or Skip to Content
X
AKROBAT m.sh.
1. Gjimnast i aftë, që kryen ushtrime të vështira e të ndërlikuara, të cilat kërkojnë shkathtësi të veçantë, forcë e guxim. Akrobatët e cirkut. Rrethi i akrobatëve. Trup akrobati.
2. fig. keq. Ai që i kapërcen vështirësitë me dredhi e me shkathtësi, pa iu përmbajtur një parimi të qëndrueshëm e duke iu larguar thelbit të çështjes (zakonisht në veprimtarinë politike); pehlivan. Akrobatët e politikës. Politikan akrobat.