AKSESOR m.kryes.sh.
1. libr. Pjesë plotësuese ose e dorës së dytë, që i shtohet kryesores; shtojcë. Aksesorët e shtëpisë (e ndërtesës). Aksesorët e makinave bujqësore. Uzina (fabrika) dhe aksesorët e saj. Muskuli kryesor dhe aksesorët. anat.
2. art. Hollësi plotësuese në një vepër arti; sendet e vogla, që plotësojnë mjedisin e ngjarjes në një shfaqje teatrale. Aksesorët dhe kostumet e teatrit.
AKSESOR mb.libr.
1. Që i shtohet diçkaje, plotësues, ndihmës; shtojcë. Ndërtesë aksesore. Vegla aksesore. Padi (ndërhyrje) aksesore. drejt. Kontratë aksesore. drejt.
2. anat. Dytësor, plotësues. Gjëndra (qeliza) aksesore. Muskul aksesor.