AKT
m. sh.
- libr. Veprim i menjëhershëm me një qëllim të caktuar; vepër, punë: akt i guximshëm (miqësor, i shëmtuar).
- zyrt. Vendim nënligjor; dokument për një vendim të drejtësisë, nga gjendja civile etj.: aktet zyrtare; akt martese; mbajtëse aktesh.
- teatër. Pjesë e një drame, që ka disa skena; veprim: shfaqje me dy akte; akti i tretë.