Skip Navigation or Skip to Content
X
AKTIV I m.sh.
1. Pjesa më e gjallë, më e përparuar dhe më e dalluar e njerëzve në veprimtarinë e një organizate ose të një kolektivi. Aktivi i partisë (i rinisë, i bashkimeve profesionale). Aktivi i prindërve. Mbledhja e aktivit. Zgjeroj aktivin.
2. Mbledhje e pjesës më aktive të një organizate, e aktivistëve të lidhur drejtpërdrejt me një veprimtari; formë organizative për shqyrtimin dhe zgjidhjen e problemeve kryesore të një dege ose të një veprimtarie. Aktiv kombëtar. Aktiv i zgjeruar. Aktiv i kulturës (i tregtisë...). U thirr aktivi.
AKTIV I mb.
1. Që vepron me gjallëri, që merr pjesë vetë e me zell në një punë, veprues; që bëhet a që zhvillohet në mënyrë të gjallë e vepruese; kund. pasiv. Anëtar (luftëtar) aktiv. Pjesëmarrje aktive. Mbrojtje aktive. Jetë aktive. Pushim aktiv. Popullsia aktive popullsia në gjendje pune. Luan rol aktiv. Tregohet aktiv.
2. spec. Që merr pjesë dhe vepron në një proces; që vazhdon të veprojë, që nuk është shuar; që rrezaton ose jep një energji të caktuar. Qymyr aktiv. Lëndë aktive. Pus aktiv. Vullkan aktiv. Sëmundje aktive. Shtresa aktive e tokës.
3. Që zotërohet mirë e vihet në përdorim të gjallë. Përvetësim (zotërim) aktiv. Fjalori aktiv. Zotëroj në mënyrë aktive një gjuhë.
4. usht. Që është në shërbimin e rregullt e të vijueshëm. Oficer aktiv. Shërbimi ushtarak aktiv.