AKTIV
Im. sh.
- Pjesë e zgjedhur e njerëzve në veprimtarinë e një partie a të një organizate; mbledhja e saj: aktiv kombëtar.
IIm. sh.
- Pjesa e bilancit ekonomik të një sipërmarrjeje, që përfshin vlerat materiale, shumën e parave në arkë, të ardhurat dhe detyrimet prej të tjerëve; kund. pasiv.
IIImb.
- Që vepron me gjallëri; që është në përdorim a në punë; veprues; kund. pasiv: jetë aktive; popullsi aktive popullsi që punon; lëndë aktive (spec.); vullkan aktiv; fjalori aktiv (gjuh.); oficer aktiv (usht.).