Skip Navigation or Skip to Content
X
AKTIVITET m.sh.
1. vet. nj. Veprimtari; pjesëmarrje e gjallë në një veprimtari. Aktivitet politik (shtetëror). Aktivitet letrar (shoqëror, patriotik). Aktivitet mendor. Aktiviteti i masave. Fushë aktiviteti. Hidhem në aktivitet.
2. Formë masive e veprimtarisë në një fushë. Aktivitet kulturor (artistik, sportiv). Aktivitete jashtëshkollore. Organizoj aktivitete. Marr pjesë në aktivitetet.
3. Degë që kryen një lloj të caktuar veprimtarie ekonomike. Aktivitete ndihmëse.
4. spec. Veprim i një force të natyrës etj.; veprimtari, punë e një organi të trupit etj. Aktivitet kimik (radioaktiv). Aktiviteti i diellit. Aktiviteti i trurit.