AKTUAL mb.
1. I ditëve tona, i kohës sonë, i sotëm, i tanishëm. Gjendja aktuale. Ngjarjet aktuale. Rrethanat (kushtet) aktuale. Detyra (probleme) aktuale.
2. Që ka rëndësi të veçantë për kohën e sotme, që u përgjigjet kërkesave me të ngutshme të ditëve tona; që del si diçka e mprehtë dhe e drejtpërdrejtë në çastin e tanishëm. Çështje aktuale. Tema aktuale. Problemi me aktual. Rrezik aktual.