Skip Navigation or Skip to Content
X
AKTUALITET m.
1. Rrethanat dhe ngjarjet e kohës së sotme, e sotmja. Aktualiteti shqiptar. Tema të aktualitetit. Pasqyroj aktualitetin. E lidh me aktualitetin.
2. Vlera dhe rëndësia për të sotmen, përputhja me kërkesat e ngutshme të ditëve tona; të qenët aktual, karakteri aktual. Aktualiteti i përmbajtjes (i veprës). Ruan (humbet) aktualitetin.