AKULLNAJË f.sh.
Masë e madhe akulli të përhershëm, që mbulon majat e maleve dhe krahinat polare. Akullnajat polare. Akullnajë malore (luginore). Veprimi i akullnajave. Periudha e akullnajave. gjeol. periudhë e historisë së Tokës, kur sipërfaqja e saj ishte e mbuluar me akuj.