Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AKULLT

    mb.
    1. I ngrirë, i bërë akull; i mbuluar me akull; që është prej akulli. Dëborë e akullt. Copë e akullt.
    2. Shumë i ftohtë, akull i ftohtë. Burim (ujë) i akullt. Erë e akullt. Shi i akullt. Natë (ditë) e akullt.
    3. fig. libr. I ftohtë, i ngrirë; pa jetë, pa ndjenjë. Sy të akullt. Vështrim i akullt. Ton i akullt. Fjalë të akullta.