AKUMULIM m.sh.
1. libr. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve AKUMULOJ, AKUMULOHET. Akumulimi socialist. Akumulimi i energjisë. Akumulimi i njohurive. Fondi i akumulimit. Burim akumulimi.
2. kryes. sh. fin. Mjete financiare të grumbulluara pjesë-pjesë; ajo që është mbledhur pak nga pak. Akumulimet shtetërore. Përdor (rrit) akumulimet. * Akumulimi fillestar i kapitalit ek. proces historik, gjatë të cilit prodhuesve të vegjël, sidomos fshatarëve, iu morën me forcë mjetet e prodhimit dhe u krijua prona e madhe kapitaliste.