Skip Navigation or Skip to Content
X
AKURIQ ndajf.
1. Pa asnjë rrobë në trup, zhveshur krejt, fare zbuluar. Me këmbët (krahët) lakuriq. Mbeti lakuriq. Kishte dalë lakuriq. Jetonin lakuriq.
2. Pa rroba e pa këpucë, pa veshmbathjet e domosdoshme. I kishte (i mbetën) fëmijët lakuriq.
3. fig. Ashtu siç është, hapur, pa e zbukuruar aspak. Ia tha të vërtetën lakuriq. E nxori (e paraqiti) lakuriq diçka. U zbulua lakuriq diçka. * Pisk e lakuriq shih te PISK. E la lakuriq dikë i mori gjithçka, s’i la gjë prej gjëje, e la pa asnjë mjet jetese. I ka hipur kalit lakuriq mospërf. ka zënë një vend a ka marrë një detyrë shoqërore pa e merituar; i është rritur mendja shpejt. E mori nusen lakuriq e mori nusen pa pajë, me rrobat e trupit. Mban ferra lakuriq bën diçka shumë të vështirë e të mundimshme, ecën mbi driza.