Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AKUZË

    f. sh.
    1. drejt. Veprimtari e organeve ose e njerëzve të caktuar me ligj, që ka për qëllim të vërtetojë para gjyqit fajësinë e dikujt për fajet që i ngarkohen; akti që përmban këto faje dhe që lexohet në gjyq. Ngre një akuzë. Hedh poshtë (pranoj) akuzën.
    2. drejt. Pala që ngre padinë në një proces gjyqësor. Dëshmitar i akuzës.
    3. Faj që i ngarkohet dikujt. Akuzë e padrejtë (e rëndë). Bën akuza.