AKUZUES m.sh.
1. drejt. Ai që bën akuzën kundër dikujt para organeve gjyqësore, paditës. Kthehet nga i akuzuar në akuzues.
2. Ai që fajëson dikë, që ngre akuza kundër një tjetri.
AKUZUES mb.
1. drejt. Që ngre akuzën kundër dikujt para organeve gjyqësore, paditës. Pala akuzuese.
2. Që përmban a që shpreh një akuzë; paditës, fajësues. Vështrim akuzues. Ton akuzues.