ALEAT m.sh.
1. Anëtar i një aleance; besëlidhës. Aleat i madh (i sigurt).
2. Ai që lidhet e bashkërendon veprimet me një tjetër për qëllime të njëjta; përkrahës aktiv i dikujt. Aleat besnik (i ngushtë). Aleat i përkohshëm. Bëhem aleat me dikë. Gjej (bëj) aleatë.
ALEAT mb.
1. Që bën pjesë në një aleancë, që është anëtar i një aleancë; që u përket aleatëve. Vende (shtete, fuqi) aleate. Ushtritë aleate.
2. Që lidhet e bashkërendon veprimet me një tjetër për qëllime të njëjta, që bashkëpunon ngushtë me një tjetër dhe e përkrah atë. Klasa aleate.