ALEGORI f.sh.
1. let. Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi, nëpërmjet figurave të gjalla e konkrete; metaforë e gjatë; vepër artistike e ndërtuar me figura të tilla. Përdor alegorinë.
2. Fjalë ose shprehje, prapa të cilave fshihet një domethënie tjetër. Me gjuhën e alegorisë. Flet me alegori.