Skip Navigation or Skip to Content
X
ALGJEBËR f.
1. Pjesë e matematikës, që studion veprimet me numrat, duke i zëvendësuar këta në formë përgjithësuese me anë të shkronjave. Algjebra e lartë. Ushtrime algjebre.
2. Lënda që jep njohuritë kryesore të kësaj pjese të matematikës në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Libri i algjebrës. Mësuesi i algjebrës. Orët e algjebrës. Bleu algjebrën.