ALMISE f.kryes.sh.
1. Mjet i thjeshtë pune; vegël bujqësore. Almiset e bujkut. Almiset e punës (e shtëpisë). Almiset e luftës. vjet. mjete të thjeshta prej druri, që përdoreshin gjatë sulmit kundër kështjellave. Ndreq (bëj) almise.
2. Pjesë e një vegle, e një mjeti pune a e një mekanizmi. Almiset e vegjës (e parmendës, e zgjedhës). Almiset e mullirit. Almise qesh.