AMBICIE f.sh.
1. Dëshirë e fortë dhe synim këmbëngulës për të bërë diçka me vlerë, që të ngre në sytë e të tjerëve dhe të shtyn përpara. Ambicie revolucionare.
2. keq. Dëshirë e fortë për lavdi personale, për pozitë ose për pushtet; synim për të dalë me çdo mënyrë mbi të tjerët në përpjekjet për të arritur një qëllim. Ambicie e sëmurë. Ngjall (përkëdhel) ambicien. Kënaq ambiciet e dikujt.