Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AMË I

    f. sh.
    1. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji. Ama e ujit (e vijës). Ama e lumit. Del nga ama.
    2. fig. Burim, gurrë.
    3. Bimë ose kafshë mëmë. Ama e bletës mbretëresha e bletëve, matka. Pulë (patë) amë pulë (patë) që bën vezë e që shtrohet për të çelur zogj. Bimë amë.
    4. anat., bot. shih VEZOR/E,~JA. Ama e gruas. Ama e lules.
    5. Dru i shkurtër, që shërben për të mbajtur a për të shtrënguar. Ama e çatisë cungali, baballëku. Ama e vegjës shuli i vegjës.
    6. Pjesa e kreut në një bllok biletash, çeqesh, faturash etj., që ruhet si dëshmi për pjesën e këputur. Amë e bijë.
    7. spec. Kopje negative prej metali që bëhet për një gdhendje me reliev dhe që shërben për të nxjerrë prej saj kopje të tjera.

      Shprehje

      • Doli nga ama i kaloi kufijtë, e shkeli rregullin e zakonshëm e të lejueshëm. E shtie në amë e sjell përsëri brenda kufijve, e vë në udhë.