Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AMERIKAN

    Im. sh.
    1. Banor vendës i kontinentit të Amerikës ose ai që e ka prejardhjen nga Amerika.
    2. Shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    3. bised. Ai që zbaton politikën e synimet e imperializmit amerikan, përfaqësues i qarqeve qeveritare ose pjesëtar i forcave pushtuese të SHBA. Krimet e amerikanëve në Vietnam.
    IImb.
    1. Që lidhet me kontinentin e Amerikës ose me amerikanët, që është karakteristik për Amerikën ose për amerikanët, i Amerikës ose i amerikanëve; që është krijuar nga amerikanët. Kontinenti amerikan. Vendet amerikane. Gjuhët amerikane. Bregdeti amerikan.
    2. Që lidhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose me banorët e tyre, që është karakteristik për SHBA ose për banorët e tyre, i SHBA ose i amerikanëve; që është krijuar nga banorët e SHBA. Populli amerikan. Imperializmi amerikan. Zezakët amerikane. Trupat pushtuese amerikane. Flota agresive amerikane. Dollari amerikan. Letërsia amerikane.