Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    AMFIB

    mb.
    1. biol. Që mund të jetojë në tokë dhe në ujë. Kafshë amfibe. Bimë amfibe.
    2. usht. Që është i pajisur dhe i përshtatur për të ecur në tokë dhe në ujë ose për t'u ulur në tokë dhe në ujë. Mjete amfibe. Makina amfibe. Tank (aeroplan) amfib.
    3. usht. Që është i pajisur me mjete të përshtatura për të ecur në tokë dhe në ujë ose që bëhet me mjete të tilla. Kompani amfibe. Sulm amfib.
    4. si em. m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT biol. Kafshë ose bimë që mund të jetojnë në tokë dhe në ujë.