AMORTIZOJ kal.
1. ek. Ul pak nga pak vlerën e fondeve themelore (të makinave, të ndërtesave etj.) gjatë përdorimit të tyre dhe e zëvendësoj me një pjesë nga të ardhurat prej prodhimeve të nxjerra.
2. tek. Zbut ose dobësoj forcën e goditjeve, të lëkundjeve, të zhurmës etj. në makinat e aparatet e ndryshme me anë të pajisjeve të veçanta. Amortizon goditjet.