Skip Navigation or Skip to Content
X
ANADOLLAK m.sh.
1. hist. Banor turk i Azisë së Vogël në periudhën e feudalizmit ushtarak osman; ushtar ose përfaqësues i pushtuesve osmanë.
2. keq. Njeri i prapambetur, që mendon e vepron sipas zakoneve të vjetruara e prapanike; njeri i pagdhendur, i vrazhdë.
ANADOLLAK mb.
1. hist. Që ka të bëjë me Azinë e Vogël në periudhën e feudalizmit ushtarak osman; osman, turk. Pushtuesit anadollakë.
2. keq. Që u përmbahet zakoneve të vjetruara e prapanike, i prapambetur; që ka mendime e sjellje të trasha, i pagdhendur, i vrazhdë; që është njëkohësisht shtypës e prapanik. Zakone anadollake. Sjellje anadollake. Regjim anadollak. Sundimtar anadollak.