ANAKRONIK mb.
1. Që i vendos ngjarjet e dukuritë e një kohe në një kohë tjetër, që i ngatërron periudhat historike të kohës. Trajtim (pasqyrim) anakronik.
2. Që nuk u përshtatet kërkesave e kushteve të kohës së sotme, që i ka kaluar koha, i vjetruar. Mendime anakronike. Vepër anakronike. Njeri anakronik.