Skip Navigation or Skip to Content
X
ANALITIK mb.
1. Që përdor metodën e analizës, që mbështetet në analizën; kund. sintetik. Metoda analitike. Gjeometria analitike. Me rrugë analitike.
2. Që është i zbërthyer, i shkoqitur me hollësi; kund. sintetik. Plan (program) analitik. Bibliografi analitike.
3. spec. Që shërben për analiza; që bën analiza. Peshore analitike. Laboratori analitik.
4. gjuh. Që i shpreh marrëdhëniet ndërmjet fjalëve në fjali jo me mbaresa, por me mjete të tjera të veçanta; që përbëhet nga njësi të veçuara gjuhësore (për trajtat e përbëra); kund. sintetik. Gjuhë analitike. Trajtë analitike. Ndërtime analitike.