ANALIZË f.sh.
1. Metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehet në pjesët e veta përbërëse, me qëllim që të zbulohet ndërtimi i së tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve; kund. sintezë. Analizë shkencore. Analizë klasore (marksiste). Analiza dhe sinteza. Përdor analizën.
2. Shqyrtimi i një çështjeje, i një pune, i një vepre etj. duke e zbërthyer dhe duke e vështruar nga të gjitha anët e me imtësi. Analiza vjetore. Analiza e punës. Analiza e shkaqeve (e të metave). I bën analizën. Marr në analizë.
3. spec. Zbërthimi i një lënde në elementet përbërëse për të përcaktuar përbërjen e saj dhe vetitë e elementeve; zbërthimi i një figure, i një vale, i një rrezatimi etj. në elemente të veçanta. Analizë kimike. Analizë spektrale (elektrike... ). Analiza e gjakut (e ujit...). Laborator analizash. Përfundimet e analizave. Bën analizën. Çoj për analizë.
4. gjuh. Zbërthimi i fjalëve ose i fjalive në pjesët përbërëse për të përcaktuar vlerat e tyre gramatikore, leksikore etj. veç e veç. Analizë fonetike (sintaksore). Analiza gramatikore. * Në analizë të fundit libr. pasi është shqyrtuar nga të gjitha anët, në fund të fundit.