Skip Navigation or Skip to Content
X
ANALIZOJ kal.
1. E zbërthej diçka në pjesët përbërëse për ta studiuar, i bëj analizën. Analizoj gjakun (ujin...). Analizoj një vepër. Analizoj një fjali (një fjalë).
2. Shqyrtoj një çështje, një punë etj. duke e zbërthyer e duke e parë nga të gjitha anët; marr në analizë. Analizoi punën (gjendjen). Analizoj përfundimet. Analizon me sy kritik.