Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ANALOGJI

    f. sh.
    1. Ngjashmëria që kanë sendet ose dukuritë e ndryshme në tërësi ose në disa tipare a anë të tyre. Analogji e plotë (e pjesshme). Analogji e jashtme (e brendshme). Analogji gjuhësore. Ka (gjen) analogji.
    2. logj. Mënyrë arsyetimi, që mbështetet në disa tipare a anë të ngjashme të sendeve ose të dukurive të ndryshme për të nxjerrë përfundime edhe për ngjashmërinë e tyre në anë e në tipare të tjera. Metoda e analogjisë. Për analogji.