Skip Navigation or Skip to Content
X
ANASJELLË f.sh.
1. shih ANASJELLJ/E, ~A.
2. gjuh. Ndryshimi i rendit të zakonshëm të fjalëve në fjali për të theksuar kuptimin e një fjale ose për t'i dhënë fjalisë forcë shprehëse.
ANASJELLË mb.
1. Që ka rend ose drejtim të përkundërt me të parin ose me të zakonshmin, që është vënë në rend të përmbysur; i përkundërt. Rend i anasjellë. Ndërtim i anasjellë.
2. mat. Që ka renditje të përmbysur të madhësive ose që ka drejtim të përkundërt të ndryshimit të madhësive. Numra të anasjellë numra, të cilët po të shumëzohen midis tyre japin 1. Raport i anasjellë raport në të cilin njëra madhësi rritet aq sa zvogëlohet madhësia tjetër.