ANËS
1. I. ndajf. 1. Në anë, në krah, anash, jo përmes; rrotull. Anës e anës. Anës e përqark. Shkoj anës. Shikoj anës. I bie anës.
2. fig. Rrotull; tërthorazi, jo drejtpërdrejt. I shkoi anës. I bie (i vij) anës e anës. Ia them anës e anës. E sjell fjalën anës e anës. Vij anës për diçka sillem, kërkoj andej e këtej. II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar vendin, sendin a njeriun në anë ose rrotull të cilit ndodh, kryhet diçka ose lëviz dikush a diçka; buzë. Anës lumit (detit). Anës malit (shkëmbit). Anës rrugës (arës, shtëpisë). * I vjen anës shih te VIJ. Vjen anës (rrotull, rreth) për shi (për borë) shih te RROTULL.