ANËSOR
Im. sh.
- Secili prej drurëve të trashë të lëmuar nga faqja e brendshme, që mbërthehen në të dy anët e lugut ku rrëshqasin poshtë trupat e prerë në pyjet malore. Anësorët e lugut.
- Secili prej drurëve të latuar e paksa të lakuar, që bashkojnë pjesën e përparme të samarit të kafshëve me të pasmen. Anësorët e samarit.
IIm. sh. sport.
- Gjyqtar ose lojtar i krahut të majtë a të djathtë, gjyqtar ose lojtar anësor.
IIImb.
- Që gjendet në anë të një vendi a sendi, që ndodhet në krah; që vjen nga anët; i anës. Faqe anësore. Vijë anësore. Rrugë anësore. Derë anësore. Mure anësore. Krahinë anësore. Gjethe (rrënjë) anësore. bot. Gjyqtar (lojtar) anësor. sport. Goditje anësore. Zjarr anësor. usht.
- gjuh. Që shqiptohet duke kaluar rryma e ajrit anës gjuhës kur kjo puqet me dhëmbët ose me qiellzën e fortë. Bashkëtingëllore anësore (p.sh. l).
- fig. Që është i dorës së dytë, që nuk zë vendin kryesor; që nuk prek thelbin e diçkaje, që e kap cekët, anash. Problem anësor. Temë (çështje) anësore. Dukuri anësore. Në mënyrë anësore.