Skip Navigation or Skip to Content
X
ANËSOR m.sh.
1. Secili prej drurëve të trashë të lëmuar nga faqja e brendshme, që mbërthehen në të dy anët e lugut ku rrëshqasin poshtë trupat e prerë në pyjet malore. Anësorët e lugut.
2. Secili prej drurëve të latuar e paksa të lakuar, që bashkojnë pjesën e përparme të samarit të kafshëve me të pasmen. Anësorët e samarit.
ANËSOR m.sh.sport.
Gjyqtar ose lojtar i krahut të majtë a të djathtë, gjyqtar ose lojtar anësor.
ANËSOR mb.
1. Që gjendet në anë të një vendi a sendi, që ndodhet në krah; që vjen nga anët; i anës. Faqe anësore. Vijë anësore. Rrugë anësore. Derë anësore. Mure anësore. Krahinë anësore. Gjethe (rrënjë) anësore. bot. Gjyqtar (lojtar) anësor. sport. Goditje anësore. Zjarr anësor. usht.
2. gjuh. Që shqiptohet duke kaluar rryma e ajrit anës gjuhës kur kjo puqet me dhëmbët ose me qiellzën e fortë. Bashkëtingëllore anësore (p.sh. l).
3. fig. Që është i dorës së dytë, që nuk zë vendin kryesor; që nuk prek thelbin e diçkaje, që e kap cekët, anash. Problem anësor. Temë (çështje) anësore. Dukuri anësore. Në mënyrë anësore.