Skip Navigation or Skip to Content
X
ANËTAR m.sh.
Ai që bën pjesë në një parti, organizatë, shoqatë ose në një bashkësi tjetër; ai që bën pjesë në një komision a në një grup të caktuar për një punë; njeri i zgjedhur a i caktuar në një organ, forum etj. Anëtar i përhershëm. Anëtar partie. Anëtar kooperative. Anëtar nderi. Anëtar i kryesisë (i komisionit, i klubit...). Anëtar i qeverisë (i presidiumit... ). Anëtar i shoqatës (i federatës... ). Anëtarët e organizatës. Anëtar i Këshillit Popullor. Anëtarët e familjes. Jam (bëhem) anëtar. Pranoj si anëtar.