Skip Navigation or Skip to Content
X
ANEKS m.sh.
1. Pjesë ndërtese ose një godinë e vogël, që i shtohet ndërtesës kryesore; pjesë plotësuese që i shtohet një dhome. Aneksi i shkollës. Anekset e fabrikës. Kuzhinë me aneks. Dollapët e aneksit. Mbaj në aneks.
2. Shtojcë që i ngjitet një dokumenti kryesor. Aneks analitik.
ANEKS mb.
Që shërben si shtojcë, që shërben si pjesë plotësuese e diçkaje. Ndërtesë anekse. Pasqyrë (shkresë) anekse.