Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ANGAZHOJ

    kal.
    1. Zë me qira tërësisht për vete një mjet, një sallë etj., pajtoj për vete. Angazhoi një makinë (një karrocë). Angazhoi sallën.
    2. usht. Hedh trupat në veprime luftarake; e detyroj dikë të marrë pjesë në luftime, e ngërthej në luftime. Angazhon në betejë.
    3. libr. E fut në një punë a veprimtari, e zë me një punë; ia ngarkoj dikujt si detyrë një punë etj.