ANGLEZ
Im. sh.
- Banor vendës i Anglisë ose ai që e ka prejardhjen nga Anglia.
- bised. Ai që zbaton politikën e synimet e imperializmit anglez, përfaqësues i qarqeve qeveritare ose pjesëtar i forcave pushtuese të Britanisë së Madhe. Dëbimi i anglezëve nga kolonitë.
IImb.
- Që lidhet me Anglinë ose me anglezët, që është karakteristik për Anglinë ose për anglezët, i Anglisë ose i anglezëve; që është krijuar nga anglezët. Populli anglez. Ekonomia angleze. Lira angleze. Trupat angleze. Flota angleze. Gjuha angleze. Letërsia angleze.
Shprehje
- Çelës anglez tek. çelës që me anë të një burme mund të përshtatet për bulona me madhësi të ndryshme.