Skip Navigation or Skip to Content
X
ANKOHEM vetv.
1. Shpreh dhembjen me fjalë e psherëtima për një sëmundje a një të keqe. Ankohet nga barku.
2. Shpreh pakënaqësinë për diçka që nuk më pëlqen ose që e shoh të padrejtë; qahem. Ankohet kot (me vend). I ankohem shokut. S`ka përse të ankohet. Nuk di të ankohet.
3. Paraqit një ankesë, bëj një ankesë me shkrim a me gojë. U ankua më lart. Ankohet pa frikë (pa të drejtë). Shkoi të ankohej.