Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ANKTH

    m. sh.
    1. Ëndërr e rëndë, gjatë së cilës na duket sikur na zihet fryma dhe tronditem ose trembemi. Ankth i rëndë. Gjumë me ankthe. Zgjohem nga një ankth.
    2. fig. Ndjenjë e rëndë ndrydhëse, shtypëse; shqetësim i madh për fatin e dikujt ose për fundin e diçkaje. Ankthi i pritjes. Me ankth në zemër. Jam në ankth. Pres (shoh, ndjek) me ankth. E zuri një ankth. U çlirua (shpëtoi) nga ankthi.