Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ANONIM

    Im. sh.
    1. Autor i një vepre ose i një letre, të cilit nuk i dihet emri, autor i panjohur. Anonimët popullorë. Anonimi i Elbasanit.
    IImb.
    1. Që nuk e ka emrin e atij që e ka bërë, që nuk i dihet autori ose ai që e ka shkruar; pa emër. Vepër anonime. Artikull anonim. Letër anonime.
    2. Që nuk i njihet emri; që nuk nënshkruan me emrin e vet. Autor anonim. Mjeshtrit anonimë.

      Shprehje

      • Shoqëri anonime shoqëri aksionare në vendet kapitaliste, që nuk mban emrin e asnjërit nga pjesëtarët e saj.