ANORMAL mb.
1. Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme, që kryhet ose zhvillohet jo sipas normës së zakonshme, jonormal; kund. normal. Gjendje anormale. Zhvillim anormal. Në kushte anormale.
2. bised. Që nuk e ka mendjen në rregull, që nuk është me të e që nuk mund të përgjigjet për veprimet e veta; që i është prishur mendja. Njeri anormal.
3. bised. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.