Skip Navigation or Skip to Content
X
ANSAMBËL m.sh.
1. Grup këngëtarësh, valltarësh, instrumentistësh etj., që së bashku përgatitin dhe japin shfaqje artistike. Ansambël artistik. Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe i Valleve. Ansambli i kooperativës (i shkollës). Ansambli i ushtrisë. Pjesëtarët e ansamblit. Festivali i ansambleve. Shfaqjet e ansamblit.
2. Njësi, pjesë a sende të bashkuara në mënyrë të lidhur e të harmonishme në një tërësi të përbërë. Ansambël arkitektural. Ansambël ndërtesash. Ansambël skulpturash.