ANTAGONIST
Im. sh.
- libr. Kundërshtar i papajtueshëm i dikujt.
- vet. sh. fiziol. Lëndë ose organe të trupit (si muskujt), që kryejnë veprime e funksione krejt të kundërta me lëndë a organe të tjera.
IImb.
- Që është në kundërshtim të papajtueshëm me dikë a me diçka tjetër; që ka antagonizëm. Klasa antagoniste. Forca antagoniste. Kontradikta antagoniste. Interesa (marrëdhënie) antagoniste.
- fiziol. Që kryen veprime e funksione krejt të kundërta në krahasim me ato të një lënde a organi tjetër të trupit. Lëndë antagoniste. Muskuj antagonistë.