Skip Navigation or Skip to Content
X
ANTAGONIST m.sh.
1. libr. Kundërshtar i papajtueshëm i dikujt.
2. vet. sh. fiziol. Lëndë ose organe të trupit (si muskujt), që kryejnë veprime e funksione krejt të kundërta me lëndë a organe të tjera.
ANTAGONIST mb.
1. Që është në kundërshtim të papajtueshëm me dikë a me diçka tjetër; që ka antagonizëm. Klasa antagoniste. Forca antagoniste. Kontradikta antagoniste. Interesa (marrëdhënie) antagoniste.
2. fiziol. Që kryen veprime e funksione krejt të kundërta në krahasim me ato të një lënde a organi tjetër të trupit. Lëndë antagoniste. Muskuj antagonistë.