ANTENË f.sh.
1. elektr. Përçues i lidhur me radion, me televizorin a me një pajisje tjetër, i cili shërben për të përhapur ose për të kapur valë elektromagnetike. Antenë marrëse (dhënëse). Antenë e jashtme (e brendshme). Antenë radioje (televizori). Radio pa antenë. Vë (ngre) antenën.
2. kryes. sh. zool. Secila nga dy fijet e holla në kokën e disa kandrrave, që shërbejnë si organe të ndijimit e të nuhatjes; brirth. Çifte antenash.