Skip Navigation or Skip to Content
X
ANTIPATI sh f.
Ndjenjë mospëlqimi e mosdashjeje ndaj dikujt ose ndaj diçkaje, ndjenjë që na largon nga një njeri a nga një send, i cili nuk na pëlqen ose nuk na tërheq; kund. simpati. Antipati e thellë. Ndjenjë antipatie. Më ngjall antipati. Kam antipati. Fiton antipatinë e dikujt. Flet me antipati.