Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    APARAT

    m. sh.
    1. Mjet, pajisje e përbërë prej pjesësh të imëta e të punuara me përpikëri, që përdoret për matje, në laborator, në mjekësi, në radioteknikë e për punë të tjera të ndryshme. Aparat marrës (dhënës). radio. Aparat matës (ftohës, larës). Aparat fotografik (kinematografik, telefonik). Aparat ndriçimi (projektimi).
    2. fiziol. Tërësia e organeve, që kanë lidhje ndërmjet tyre dhe që së bashku kryejnë një funksion të caktuar të organizmit. Aparati i tretjes (i frymëmarrjes).Aparati i të dëgjuarit (i të parit, i të folurit).
    3. Tërësia e institucioneve ose e degëve në organizimin shtetëror dhe politik të një vendi, që i shërbejnë drejtimit të veprimtarisë ekonomike, politike etj.; punonjësit e këtyre institucioneve ose degëve. Aparati shtetëror (administrativ). Aparati i partisë (i Komitetit Qendror). Punonjësit e aparatit. Thjeshtimi i aparatit. Thyerja e aparatit të vjetër. Shkurtoi aparatin.
    4. libr. Shënimet sqaruese e ndihmëse, që plotësojnë një vepër shkencore a letrare ose që lehtësojnë përvetësimin e një teme mësimore. Aparati shkencor (kritik, bibliografik). Aparati pedagogjik (metodik).